Sekuestohet sasi rekord kokaine në Australi, kap vlerën e 635 milionë eurove (VIDEO)

Policia në Australi , pas një operacioni disa mujor, arriti të lokalizojë dhe sekuestrojë një ngarkesë shumë të madhe prej 2.4 ton kokainë nga Meksika.

Sasia është më e madhja e gjetur ndonjëherë në vend, me një vlerë deri në 635 milionë euro.

Operacioni filloi nëntorin e kaluar kur policia sekuestroi 2.4 ton drogë nga një anije në Amerikën e Jugut që i përkiste një karteli meksikan. Trafikantët nuk e kishin idenë se ngarkesa ishte në duart e policisë dhe besonin se ishte nisur për në Australi.

Ndërkohë, raporton The Guardian, policia australiane u informua se droga do të mbërrinte më 28 dhjetor dhe se bashkëpunëtorët australianë të trafikantëve po e prisnin. Ata më pas shkatërruan një komplot që çoi në nëntë arrestime në Perth, Australia Perëndimore.

Në fillim të janarit u kryen arrestime të tjera, ndërsa nga hetimet u gjetën drogë dhe para të gatshme në posedim të anëtarëve të bandës. Në total, autoritetet kanë kryer 12 arrestime./albeu.com


Shtuar 4.03.2023 16:32