Uragani "Matthew" shkatërron muajin e mjaltit çiftit të sapomartuar (VIDEO)
Dave dhe Amanda Jenkins, kishin vendosur që ditët e para të martesës t’i kalojnë në ishujt përrallor të Bahamas.

Ato si çdo çift tjetër prisnin të kalonin një muaj përrallor mjalti por gjerat nuk qëlluan ashtu siç ato prisnin.

Stuhia më e fortë që ka goditur SHBA-të gjatë dekadave të fundit, e kishte prekur edhe çiftin bashkëshortor Jenkins në resorin luksoz “Roi Palace Paradise Island".

Derisa po afrohej stuhia e fortë, edhe mysafirët e hotelit janë detyruar të braktisin dhomat e tyre dhe të shkojnë në një vend të sigurt. Por ajo çfarë kishin parë pasi ishin kthyer në dhomën e tyre, e kanë filmuar në detaje me kamerë.

Muri i jashtëm i dhomës me një fjalë ishte zhdukur nga erërat e forta që po frynin me 230 kilometra në orë. Perdet, çarçafët dhe gjësendet tjera që nuk kishin mundur t’i marrin me vete, kishin fluturuar nëpër dhomë.

Banorët e frikësuar të Bahamës, thonë se kurrë më parë nuk kishin përjetuar diçka të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2016, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori