Ura gjigande prej xhami në Kinë mbyllet 13 ditë pas inagurimit

Vizitorëve që po shpresonin se do të ecnin në urën më të gjatë dhe më të lartë në botë prej xhami do u duhet të presin dhe pak. Ura rekord-thyese në Kinë u mbyll vetëm 13 ditë mbasi u hap për herë të parë për publikun në 20 gusht.

“ Jemi të stërmbushur nga volumi i vizitorëve”, kështu ka deklaruar një zëdhënës departamentit të marketingut dhe shitjeve të Kanionit të Madh Zhanjiajie.

Ai shtoi se kapaciteti i urës së xhamit ishte i limituar në 8000 vizitorë në ditë por totali i vizitorëve në ditë ishte dhjetë herë më i madh.

Kur u pyet nëse ura ishte dëmtuar ai u përgjigj se nuk kishte asnjë lloj problemi teknik përveç numrit të madh të vizitorëve.

Ura do të hapet sërish për publikun por se kur nuk dihet ende. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori