Ulja dramatike e aeroplanit që për pak u përplas në det (VIDEO)
Një “Boeing 737”, i shpëtoj për pak një aksidenti fatal në det gjatë uljes në ishullin e Karaibeve në Shën Martin.

Piloti arriti të manovronte në minutën e fundit dhe shmangi aksidentin, i cili më siguri do të ishte katastrofik për jetën e pasagjerëve në bord.

Aeroporti “Princess Juliana” është i njohur në botë për shkak se aeroplanët duhet të fluturojnë shumë afër plazhit, mbi kokat e turistëve që shijojnë diellin.

Pamjet nga plazhi tregojnë se ai ishte shumë afër plazhit, por në momentin e fundit arrin të ngrihet.

Në bordin e avionit ndodheshin 184 pasagjerë, dhe për shkak të stuhisë piloti u detyrua ta ndryshojnë destinacionin e uljes në mënyrë që pasagjeret i zbriste në tokë shëndosh e mirë. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2017, ora 21:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori