Udhëtarit që i kalon treni sipër dhe mbijeton mrekullisht (VIDEO)
Ky është momenti i pabesueshëm kur një burrë i mbijeton një tentative për vetëvrasje që mund të kishte qenë fatal për të.

Video e filmuar nga kamerat CCTV në stacionin Phetchaburi në Tailandën Jugore, tregon se si udhëtari shtrihet në binarë teksa treni i kalon sipër.

Në një moment duket sikur ai çahet në dysh nga rrotat, por më pas çohet në këmbë dhe ja mbath.

Video e regjistruar nga dy kënde të ndryshme mund të jetë false ose tregon një iluzion optik. Sipas mediave lokale, ambulanca shkoi në stacion por nuk e gjeti burrin. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2017, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori