SHBA ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë një sulm ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, sulmi mund të shtrihet edhe ndaj objekteve qeveritare në ditët në vijim.

“Ne kemi informacione se Rusia po intensifikon përgatitjet dhe do të nisë sulme ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës dhe objekteve qeveritare në ditët në vijim”, tha një zyrtar i administratës amerikane.

Ai ka vënë në dukje se deklarata e tij bazohej në vlerësimin e niveleve më të ulëta të shërbimeve të inteligjencës amerikane.