Sherr me Dorin pas puthjeve me Oltën? Amos Zaharia flet për përballjen me burrin e aktores

Aktori Amos Zaharia nuk është shprehur i penduar për hyrjen brenda shtëpisë së BBV, por theksoi se nuk do të bënte një gabim të vetëm nëse do kthehej pas në kohë.

Amos Zaharia shtoi se nuk ka pasur asnjë sherr mes tij dhe bashkëshortit të Oltës, për afrimitetin që ka pasur me të, duke theksuar se nuk kanë pasur asnjë komunikim me Dorin.

Po flasim për përqafimet dhe puthjet në faqe mes tij dhe Oltës. A u përball Amosi me bashkëshortin e Oltës?

Ester Bylyku: Janë bërë virale momentet që ti dhe Olta kishit pirë. Madje ato puthje janë keqkuptuar nga publiku…

Amos Zaharia: Unë dhe Olta njihemi që në shkollë, jemi miq te vjetër. Nuk ka, as nuk do të ketë kurrë asgjë mes nesh. Atje kishte kamera dhe është mëse e dukshme që gjithçka është mes miqsh.

Ester Bylyku: A është keqkuptuar ajo video nga bashkëshorti Oltës? Të ka telefonuar për tu sqaruar?

Amos Zaharia: Jo, nuk kam patur asnjë problem me Dorin. Nuk ka patur vend për keqkuptime nga asnjëra palë.


Shtuar 8.04.2023 13:28