Teknologjia kundër thatësirës, Emiratet e Bashkuara tentojnë të modifikojnë motin

Teksa thatësira ka përfshirë shumë vende në mbarë botën, një prej vendeve që po e përjeton më keq kanë qenë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por ndërsa Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po thahen, vendet në këto rajone kanë nisur garën për zhvillimin e kimikateve dhe teknikave përmes të cilave shpresojnë se do të nxisin rënien e shiut nga retë.

Vendet e pasura si Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar disa qindra miliona dollarë në farëzimin e reve, duke shtyrë edhe vende të tjera që t’i bashkohen nismës pavarësisht pyetjes nëse teknika gjeneron mjaftueshëm shira që të justifikojnë shpenzimet.

Kërkesa për ujë në Emiratet e Bashkuara Arabe u rrit përgjatë 60 viteve të fundit si pasojë e ekspansionit të popullsisë.

Zyrtarët e vendit kërkuan alternativa ndaj ujit të pastër për impiantet e shtrenjta të shkripëzimit, që kërkojnë një sasi të jashtëzakonshme energjie për të funksionuar.

Shkencëtarët pretendojnë se teknologjia që do të përdoret për të nxitur reshjet mund të ndihmojë në rënien e tyre me 25 për qind më shumë në rang vjetor.

Ata sqarojnë se qëllimi nuk synohet të arrihet thjesht duke ngritur avionët në qiell për të injektuar grimca kimike tek retë.

Përkundrazi, shkencëtarët do të përdorin një teknikë për modifikimin e motit që bëhet në bazë të reve që përdorin materiale që thithin lagështirën.

“Këto materiale, si kripa, klorur sodiumi dhe kaliumi dërgohen përmes avionëve tek retë, të cilat do të nisin të aktivizojnë procesin e kondensimit, ku avujt e ujit nëpër re fillojnë të mbledhin këto materiale”, kanë sqaruar ekspertët.