U gjet i braktisur poshtë një peme, foshnja prek zemrat e njerëzve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një djalë i vogël është shpëtuar pasi u gjet i braktisur poshtë një pemë banane në ditën e Krishtlindjeve.

Pamje shokuese tregon momentin e kalimtarit Aping Ping, 21 vjeç, që e gjeti të porsalindurin në një park, përcjell albeu.com

Ai dëgjoi të qarat e foshnjës para se ta gjente atë të mbështjellë në batanije dhe të hedhur në tokë.

Aping e mori fëmijën dhe e dërgoi atë në spitalin e Chiang Mai, në veri të Tajlandës.

Djali mori trajtim në spital ndërsa autoritetet u përpoqën të gjurmonin prindërit e tij. /albeu.com/


Shtuar më 11/01/2018, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori