Turizmi joshës në brigjet e Karaibeve (FOTO-LAJM)

Nga Asllan Dibrani
Foto-reportazh turistik nga Republikën Dominikane !Përshtypjeje mbi turizmin në këtë vend, kushtet, tradita, por edhe një vlerësim mbi turizmin në Shqipëri!

Një udhëtim e imagjinoja diku në këto ditë pranvere për Evropë por diku tjetër pushime sikur në Korrikun apo Gushtin e Evropës, andaj reklama turistike për ne, në mediat gjermane la përshtypje tek Republika Dominikane ,që është një nga ishujt më të bukur Karaibe me destinacionet e udhëtimit të njohura nga e gjithë bota.

Republika Dominikane është e vendosur në ishullin e Hispaniola në Antilles së Madhe në Detin e Karaibeve me plazhe me rërë të bardhë e te butë, me diellin e pastër ,janë një garanci turistet dhe vizitoret i tërheq jo vetëm për një pushim plazh, por ajo është me pamjet të bukura dhe interesante edhe për reliefin gjeografik me shume bukuri mahnitëse. Andaj edhe vendosa ta pres biletën e udhëtimin përmes Air-Berlinit, nisja ishte nga Shtutegardi ,që zgjati fluturimi rret 50 minuta deri në Berlin me çka, pa u vonuar nderuam aeroplanin në Berlin për në Aeroportin Punta - Cana në Republikën Dominikane. Një aeroport ndërkombëtar, internacional me ulje -ngritje pothuajse nga e gjithë bota. Turistët këtë vend e vizitojnë në veçanti, nga Evropa dhe SHBA. Nga Gjermania udhëtimi zgjati 9 orë deri ne aeroportin Punta Cana. Udhëtimi mbi sipërfaqen tokësore zgjati vetme 1 .30 minuta, ndërsa kohëzgjatja tjetër gjithnjë mbi sipërfaqen ujore mbi Oqeanin atlantik 7.30 minuta.


Avioni udhëtues ishte një nga ma moderne i pajisur me shërbimet ushqimore, pije dhe kafe, po edhe me ekranet informative të lartësisë mbi detareqe zakonisht e mbante ne distancën 12.000 metra por edhe për përcjelljen e filmave, apo edhe lojërave argëtuese. Temperatura mesatare në sferën ajrore ishte deri në - 60 grad C dmth shumë ftohtë. Nga personeli i avionit gjithnjë ishim të shërbyer nga e cila zëri i tyre dhanë lajmin se ju afruam Aeroportit të Punta - Cana. Nga lart u duke një objekt i thjesht i mbuluar me banishtat e kënetave kashte, por me të hyrë në të ishte një Aeroport moderne i pajisur me shërbimet ma moderne, po thuajse i hapuri lirë dhe me një arkitekture shumë interesante. Pos,kontrolleve të pasaportave, aty ishte një obligim pagese për një karte turistike nga 10 dollarë amerikan. Një tjetër kartë duhet të plotësohet në dy kopje me të dhënat e mëposhtme :
Emri data e lindjes, vendi i qëndrimit në Republikën Dominikane, në ditën e hyrjes , etj ,me të dhënat e nevojshme. Kjo kartë duhet pastaj të paraqitet së bashku me pasaportë pas hyrjes në vend. Kopja e dytë është e nevojshme për dalje. Hyrja gjithmonë duhet të bëhet me një pasaportë që është e vlefshme për të paktën 6 muaj.


Pamje e Aeroportiti internacional të Putnta Canes i mbuluar me kashte dhe me një arkitekturë shumë interesante!
Republika ka një sipërfaqe prej 48 440 metra katrore , i cili ka afërsisht madhësinë e Zvicrës. Klima në Republikën Dominikane është e butë dhe shumë e përsosur për turistet e huaj për pushime. Kjo nuk është vetëm rreth 1.500 kilometra të plazhit, por ka edhe klima tropikale me lagështi. Edhe në dimër termometri bie në një mesatare jo më të ulët se 21 gradë. Gjatë vitit ,temperatura mesatare sillet 26 deri në 30 gradë. Ora jonë në Evropë ka një ndryshim prej 5 orës ta zëmë nëse ora këtu është 18.h e mbrëmjes, atje është ora 23. h e natës. Koha më e mirë dhe më e përshtatshme për të udhëtuar në Republikën Dominikane është në mes dhjetor deri në gusht. Frekuenca e vizitorëve me një volum të lartë të turistëve dhe të çmimeve më të larta janë muaj dhjetor deri në Prill . Republika Dominikane me diell, plazh dhe më det ,më saktë ,ishull ofron peizazhe që të lë pa frymë me mrekullitë natyrore në brendësi, dhe shumë atraksione tjera . Kryeqyteti është Santo Domingo, e cila është shënuar nga periudha koloniale spanjolle, është shumë i rekomanduar me muze dhe ekspozita katedrale si pikë me rendësi e qytetit , me arkitekturën po thuajse spanjolle.
Destinacioni i ynë i pushimit ishte një qytezë e quajtura Boca Chica. Qytezë në Republikën Dominikane, me rreth 22.000 banorë , është e vendosur në anën e Karaibeve të ishullit të Hispaniola , rreth 30 kilometra në lindje të kryeqytetit Dominikane, Santo Domingo . Rezervimin e kishim për një hotel Belevue i vendosur pranë plazhit, në Boca Chica, vend ndër ma të mirët në parajsën e Karibineve siç e quajnë evropianët.



Panje e Hotelit Belevue në Boca Chika me plotgjelbërim qetësi me pishina, restorante dhoma gjumi të rehatshëm , amfiteatër , salla sporti, fitnese, lokale dhe shërbime tjera
-Ky hotel gjithë-përfshirëse ofron një shumëllojshmëri të aktiviteteve dhe të strehimit të rehatshme dhe disa restorante në vend. Posedon pishinat, fusha tenisi , vegla peshkimi, organizime të shfaqjeve, humoristike në gjuhë të ndryshme dhe argëtuese me këngë gjithnjë spanjolle . Aty pran plazhit çdo mbrëmje organizohet darka, pos në restorantet e hotelit me çka servimi është tërheqës pranë valëve të qeta të detit. Aty u organizonin edhe lojëra të ndryshme të udhëhequra ngaekipet profesionale. Hoteli ka një gjelbërim marramendës me llojllojshmërinë e drunjtëve jo gjetherënës nga e cila vështirë ka njeriu ta përcakton stinën se në cilën je, po qe nuk u mbështetsh në kalendarin mujor.
Boca Chica në Republika Dominikane është e vendosur në bregdetin jugor të Islandës të Hispaniola, dhe Islanda e cila është e ndarë në mes të Republikës Dominikane dhe Haitit. Boca Chica në Republika Dominikane është një nga plazhet ma të bukura në vend kur krahasohen me plazhet e tjera përgjatë bregdetit verior( Puerto Plata Sosua , Cabarete , Playa Dorada ) ,rëra është e bardhë dhe e butë dhe uji është i qetë më të qartë dhe me ujë të cekët.



Pamje e Bregdetit karabine në Boca Chika dhe Sahona një bukuri e rralle vetëm me palma e mbuluar. Po që nuk shkon me i bërë një vizitë se paku një ditëshe i ke mbetur borxh vetës në realizimin e turizmit në Republikën Dominikane!
Brenda,uji është i kristaltë i qartë , i filtruar vazhdimisht dhe të ushqyer nga një seri e burimeve natyrore nëntokësore. Është kjo " pishinë në det ", që ofron disa pamje shumë të bukur dhe të dallueshme sepse reflekton një kaltërsi e Karaibeve me gji të cekët , i cili varion në mes të një blu qielli - bluje dhe me thellësi intensive - gjelbër , varësisht nga këndi e diellit.
Ky ujë natyrisht i qetë, i qartë , i cekët i bënë ata që duan ideal për të gjitha llojet e sporteve të ujit dhe notit . Të dielave, plazh është i mbushur me njerëz , si shumë familje Dominicanse të ardhur nga kryeqyteti dhe vendbanimet për rreth Santo Domingos. Ata vijnë për ta shijuar plazhin , por të hënën në mëngjes në plazh është bosh dhe pastruar nga mbeturinat e lënë nga turmat e turistëve vendas të dielën . Pjesa tjetër e javës është ma e qetë.

Ajo është e ndotur disi përgjatë skajeve të gjithë vizitorët e hedhin plehra në tokë , jo edhe në mungesën e koshave por mentaliteti i tyre e lejonte një gjë të tillë jo të mirë për evropianet ! Shumica e sporteve të ujit në plazh janë të përqendruara rreth kësaj skelë .
Me ritmet e nxehta dhe tingujt e muzikës Karaibe aty dominon kënga edhe në njeriun ma të varfër për t'i krijuar një kënaqësi vetës dhe disonim. Në plazh , tregtaret sillnin bare plazhi por mos djegie,çdo gjë duke filluar nga pije frutash në puro , stoli , syze dielli , veshje, të artit dhe ushqime vendore. Kjo mund të jetë e bezdisshme ndonjëherë , por duket se edhe turistet i shfrytëzonin ato te mira për veten e tyre. Boca Chica është gjithashtu një parajsë për zhytësit e botës nënujore për ti shijuar bukuritë e thellësisë së detit. Pos të mirave në këtë vend ka edhe gjera jo të mira si kriminaliteti , prostitucioni dhe hajnia, që në disa raste mund të jenë viktimë edhe vet turistet, por u kërkonte një syqeltësi. Për çudi populli i saj nuk njohin gjuhë tjetër, pos spanjollishte . Vështirë ka qenë ta gjesh dikë , qoftë nga administrata , qofte qytetar të rendomë që komunikon në gjuhem angleze apo gjermane.
Turizmi i huaj dhe ai në Shqipëri !Zhgënjehesh kur armën e ka ushtari dhe nuk dinë me përdor dhe me armën e tij bënë vetëvrasje, ose të vret armiku. Edhe ne në Shqipëri kemi një det të mrekullueshëm me bukuri të rralla , po edhe përrallorë !
- Po a po shfrytëzohet jo ?
- A po shijohet jo?!!!
Pse a thau ?
Shqipëria me trashëgiminë komuniste dhe edukatën qe është si pasojë e asaj kohe edhe sot po manovron në dëmin e saj !Shqipëria bukurinë e bregdetit shqiptar e shëmton me projektet e egra qe i zënë frymën asaj modernes?...Infrastruktura moderne është ngushtuar dhe zëvendësuar me ngufatjen e saj me mbeturina ujera të zeza dhe rrugë me pluhur!Derdhja e WC-ve ne ujin e detit, ku infektohen me mijëra njerëz është trishtuese !Trishtuese është kur mediat dhe zyrtarët e turizmit në Shqipëri e quajnë rezultatstermbushjen e brigjeve të plazheve të Shqipërisë vetëm me shqiptarë të Kovës , të Maqedonisë dhe me vendas. Në Shqipëri mungon organizimi i turizmit si brenda në bregdet ashtu edhe në pikat tjera ta zëmë Shqipëria ka muzeume artistike kështjella, dhe bukuri natyrore qe e mahnitin botën, po kush nuk e benë një gjë të tille. Turizmit ne Shqipëri i mëngojnë uj , higjiena , infrastruktura, parqet parkingjet, shëtitjet , anijet lundruese për turist, barkat lundruese , fluturaket ajrore air -uje etj !!! Perse nuk marrin model botën?!. Le të ndërgjegjësohet organet shtetërore ato të turizmit dhe i gjithë spektri kompetent për ngecjen e zhvillimit të turizmit në Shqipëri.
Shtuar më 08/04/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori