Befason Trump, ja çfarë do u kërkojë emigrantëve
Pas urdhrit për pezullimin e vizave për 7 vendet me shumicë myslimane, presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka befasuar sërish.

Departamenti Amerikan dhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Kelly, ka njoftuar Kongresin se ata po shqyrtojnë idenë që t'u kërkojnë refugjatëve dhe aplikantëve të vizave nga shtatë vendet me shumicë myslimane që të dorëzojnë fjalëkalimet e tyre të rrjeteve sociale si pjesë e një kontrolli të sigurisë", shkruan sot "Times".

"Ne duam që ata të na dorëzojnë fjalëkalimet. T'i pyesim: Çfarë do të bëni, çfarë do të thoni?", i tha ai Komitetit për Sigurinë Kombëtare të martën.

Sipas tij, nese ata nuk duan të bashkëpunojnë, atëherë nuk mund të hyjnë brenda SHBA-ve. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori