Trotuar vetëm për përdoruesit e telefonave
Pëlqej
Disa vende kanë korsi për biçikleta, të tjerët për motoçikleta, por ndodhet vetëm një vend të Kinë që përmban një lloj korsie të ndryshme nga të tjerët: një korsi vetëm për personat që janë të dhënë pas pajisjeve të tyre mobile.

Rruga është e ndarë në dy korsi, ku lejohet dhe nuk lejohet përdorimi i celularëve. Në njërën korsi shkruhet “Nuk lejohen telefonat”, ndërsa në korsinë tjetër shkruhetTelefonat: Kalo në këtë korsi duke marrë parasysh rrezikun”.

Në këtë korsi janë vendosur edhe shigjeta, që tregojnë drejtimin që duhet të ndjekin individët, sepse ashtu siç ka drejtues të pavëmendshëm, ka edhe kalimtar të shpërqendruar, siç demonstrohet në videon e mëposhtme.
Shtuar më 15/09/2014, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori