Tri arsye pse nuk duhet të vishni taka të larta shumë shpesh
Shumë femra ende nuk janë në dijeni se sa të rrezikshme janë takat e larta.

Këmbët janë struktura fleksibile, por këpucët e papërshtatshme mund t’i deformojnë ato.

Ekspertët tregojnë për tre problemet më të zakonshme që mund të ndodhin pasi vishni këpucë me taka larta për një kohë të gjatë.

1. Ënjtja e eshtrave

Fjala është për rritje anormale të eshtrave, fillimisht në gishtin e madh. Kjo ënjtje e kyçit të gishtit të madh zgjerohet, pasi shtypet nga gishtat e tjerë të këmbës.

Ato bëjnë presion mbi gishtin e madh dhe e shtyn përtej profilit normal të këmbës, duke rezultuar në dhimbje.

2. Goditja e gishtit

Goditja e gishtit është lëndim shumë i zakonshëm. Kjo lëndon tetivat e gishtit të fundit të këmbës, që mund të ndajë eshtrat e gishtave edhe në pjesë më të vogla.

3. Enjtja e thembrës

Enjtja e thembrës shkakton dhimbjen në strukturën e butë të këmbës, përkatësisht vendin e lidhjes së pjesës së “Akilit” me tetivat e këmbës, dhe kjo mund t’ju dërgojë gjer tek formimi i superstrukturës të eshtrave, si rezultat i presionit të qëndrueshëm dhe fërkimit të madh të këpucëve.

Nëse dhimbja nuk trajtohet dhe arrin deri në formimi i ënjtjes së kësaj pjese, atëherë kjo mund të hiqet vetëm me anë të ndërhyrjes kirurgjike. /albeu.com/

Shtuar më 31/07/2017, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori