Shefi i inteligjencës ushtarake franceze pushohet nga puna pse nuk parashikoi pushtimin rus

Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Eric Vidaud, do të shkarkohet nga posti i tij për mospërfillje të mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, njoftuan mediat franceze sot.

Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale l’Opinion tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme” dhe “mungesës së zotërimit të temave”.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Thierry Burkhard, pranoi në një intervistë për Le Monde se shkarkimi erdhi kur shërbimet e inteligjencës franceze, përfshirë Vidaud, kuptuan se kishin bërë një analizë të gabuar të kërcënimit rus në Ukrainë, që binte ndesh me vlerësimin e SHBA./albeu.com