“Ping pong” me Dybala, Napoli futet në garë duke bërë ofertën zyrtare

Napoli nuk humbet kohë. Pak orë pas lamtumirës zyrtare të Koulibaly drejt Chelsea, Napoli nisi zyrtarisht sulmin për Dybala.

Sipas “Corriere della Sera”, kanë paraqitur një ofertë zyrtare tek agjenti i argjentinasit. Një pagë prej 6 milionë euro në vit, praktikisht e njëjta ofertë e ofruar nga Roma për të.

Inter ndërkohë nuk ka reaguar ende, por ndoshta ngaqë mund të ketë hequr dorë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.07.2022 21:14