Champions League, De Ligt paralajmëron: Bayern bëj kujdes, Interi është i fortë fizikisht

Interi është shortuar në grupin H të “ferrit” me Bayern Munich, Barcelona dhe Plzen.

Ditën e mërkurë Interi do të presë Bayern Munich në sfidën e parë të Champions League, një përballje që do të jetë e luftuar mes dy ekipeve.

Për këtë sfidë ka folur Matthijs de Ligt, me mbrojtësin që ka paralajmëruar skuadrën e tij duke theksuar se zikaltrit janë një kundërshtarë shumë i fortë fizikisht.

“Do të jetë një kundërshtar i vështirë. Ata kanë një ekip me shumë përvojë dhe lojtarë fizikisht shumë të fortë. Gjithmonë luajnë në të njëjtën mënyrë, në një sistem të provuar 3-5-2”, ka deklaruar ish-lojtari i Juventusit për kanalet zyrtare të skuadrës bavareze. /h.ll/albeu.com


Shtuar 5.09.2022 07:45