Emisioni “Tiki Taka” përzë Wanda Narën për Georgina Rodriguez

Emisioni i njohur sportiv “Tiki Taka” do të pësojë ndryshime të mëdha këtë sezon, pasi nuk do të prezantohet më nga Pierluigi Pardo.

Moderimi i është besuar të mirënjohurit Piero Chiambretti, i cili tashmë po mendon të ndryshojë edhe partneren në studio.

Kështu në dy vitet e fundit, në krah të Pardo ka qenë Wanda Nara, bashkëshorte e ish kapitenit të Interit Mauro Icardi, p;or me transferimin e këtij të fundit në Francë te Paris Saint Germain, argjentinasja nuk duket më e gatshme të vijë çdo fundjavë në Milano për emisionin.

Në rrethana të tilla, revista e përjavshme “Chi” raporton se Chiambretti ka nisur kontaktet me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, për të pasur atë në krah në çdo puntatë të emisionit sportiv më të ndjekur në Itali.

Aktualisht në Mediaset janë në pritje të përgjigjes nga Georgina, që më parë do të duhet të marrë edhe miratimin e bashkëshortit, pasi me praninë dhe deklaratat e saj në studio, mund të shkaktojë shpesh polemika, siç ka bërë në dy sezonet e fundit Wanda Nara.


Shtuar 28.08.2020 21:52