Tombili, macja e pavdekshme në rrugët e Stambollit
Macet janë një ndër kafshët më të dashura për njeriun dhe gjithmonë mund të gjejnë një strehëz të ngrohtë.

Një mace e tillë e quajtur Tombili është kthyer në një mace të pavdekshme, pasi për hir të dashurisë që njerëzit kishin për të.

Asaj i është ngritur një statujë bronxi që gjithmonë të kujtohet.

Macja preferonte të relaksohej e ulur me shpinë në rrugët dhe shkallët e Stambollit duke u kthyer shpejt në një legjendë në internet.

Por fatkeqësisht macja ngordhi në gusht të këtij viti dhe u nderua me një statujë bronxi. Tombili do të jetë aty përgjithmonë për të kujtuar se në këtë botë kemi nevojë të kalojmë disa momente relaks./albeu.com/

Shtuar më 05/10/2016, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori