Tjetër skandal godet "Yahoo", FBI skanon e-mailet
Një tjetër skandal ka përfshirë "Yahoo", ku me miliona e-maile të përdoruesve janë skanuar me kërkesë të shërbimeve sekrete amerikane.

Shërbimet sekrete kanë dhënë urdhër për skanimin e emaileve pas vjedhjes së miliona informacioneve private nga një grup hakerash.

Lajmi është raportuart nga agjencia e lajmeve "Reuters" e cila shkruan se për ekspertët, ky është rasti i parë ku një shoqëri e shërbimeve në internet lejon agjencitë e shërbimeve sekrete amerikane të kontrollojnë të gjitha e-mailet e palexuara.

"Yahoo" nuk ka pranuar të skanojë e-mailet dhe nuk është ende e qartë se çfarë lloj informacioni po kërkonë FBI.

Për këtë skanim ka reaguar dhe Eduard Snouden, spiuni më i famshëm të SHBA-së tashmë refugjat në Rusi, i ka bërë apel të gjithë përdoruesve të "Yahoo" që të mbyllin llogaritë e tyrë menjëherë.

Ky është rasti dytë që trondit lidershipin e "Yahoo" në pak javë. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori