Plas me armë në mes të Tiranës
Titanic II, kush dëshiron të jetë kapiteni? (FOTO LAJM)

Do t'ia dale kësaj radhe Titanic të mbajë lartë statujën e Lirisë? Këtë gjë uron Clive Palmer, një zotëri australian, pasuria e të cilit sipas Forbes, përllogaritet rreth 795 milion dollarë.

Për anijen deri më tani ekziston vetëm një projekt, dhe nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar por Palmer ka nisur të rekrutojë stafin.

“Mundësia për të thënë se ke punuar në Titanic do të jetë një privilegj i madh” deklaron nismetari i ketij projekti i cili pohon se për detyrën e kapitenit ka pasur 8 kërkesa.

Mund të thuash se behet fjalë për një projekt gjigant pasi anija do të ketë 18 anije të tjera nga më modernet të afta të transportojnë deri në 3500 persona.

“Titanic përfaqëson shpirtin e njeriut- shpjegon Palmer - shpresa për një botë në paqe. Do të jetë një anije plot dashuri” premton milioneri australian. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2013, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori