Baba për herë të dytë, dalin fotot e para të djalit të Mc Kreshës (FOTO LAJM)

Mc Kresha është bërë baba për herë të dytë, pasditen e 23 shkurtit sipas kohës lokale të Kanadësë.

Foshnja, i gjinisë djalë, dhe bashkëshortja e reperit, Erzina janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ishte babai i gruas së reperit, Xim Shehu, ai që zbuloi për herë të parë emrin e djalit.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, ai ka treguar se foshnja është pagëzuar me emrin Din.

Ai gjithashtu kishte bërë edhe një post tjetër ku shkruante:

“Sonte Zoti na bekoi me nipin Din! Iza duke prite vllaun DIN”

Sot po qarkullojnë në rrjet fotot e para të bebushit që sapo i është bashkuar familjes. Sigurisht, pritja në shtëpi ishte shumë e këndshme për të voglin dhe mami Erzinën.

Kujtojmë se reperi Mc Kresha dhe partnerja e tij Erzina janë edhe prindër të një vajzë me emrin Iza.

Mc Kresha i dha fund beqarisë më 15 dhjetor 2019. Reperi kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me Erzinën.

Çifti e mbajti deri në momentin e fundit sekret martesën e tyre, ndërsa ceremonia ka qenë tepër private.

Gjithsesi mediat kosovare publikuan foto të partneres së Mc Kreshës, Erzinës si dhe pamje nga vendi se ku u zhvillua ceremonia e dasmës çifti.


Shtuar 27.02.2022 13:58