Rritja e mediave sociale, ka sjellë një numër “sfidash” virale, që bëhen thuajse nga të gjithë, por, jo të gjitha janë të sigurta, madje sfida si “
Benadryl Challenge” në TikTok mund të jenë edhe vdekjeprurëse.
Benadryl është një ilaç, që mund të blihet pa recetë dhe përdoret për të trajtuar alergjitë, por disa video të TikTok të shpërndara këtë vit, pretendonin se njerëzit mund të shohin
halucinacione nëse marrin më shumë pilula seç duhet.
Tre adoleshentë përfunduan në Qendrën
Mjekësore të Fëmijëve “Cook” në Teksas, pasi panë videot dhe provuan të merrnin një mbidozë të ilaçit.
Rebeka, mori 14 pilula
Benadryl në mes të natës. Nëna e saj shpjegoi se e bija filloi të mos fliste qartë dhe se po përjetonte
halucinacione. Ritmet e zemrës së Rebekës u rritën, kështu familja e saj, e shqetësuar, e dërgoi atë në dhomën e urgjencës, në Spitalin e Fëmijëve.
Adoleshentja u mbajt nën vëzhgim brenda natës. Fatmirësisht rrahjet e zemrës së saj u kthyen në normalitet dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në shtëpi të nesërmen.
Amber Jeëison, një nga infermieret e në Qendrën
Mjekësore të Fëmijëve “Cook”, komentoi mbi sfidën, duke thënë:
“Ajo që më bëri përshtypje ishte se kishim tre adoleshentë që erdhën për të njëjtën gjë në një javë. Asnjë nga këta pacientë nuk po përpiqeshin të dëmtonin veten e tyre. Ata të gjithë thanë se panë video në TikTok dhe ishin kureshtarë ta provonin.”
Mbidozat me
Benadryl mund të shkaktojnë rrahje të larta zemre deri në aritmi,
halucinacione dhe kriza të tjera.
Mamaja e Rebekës, u shpreh:
“Si prindër, shqetësohemi për drogën, por kurrë nuk ma kishte marrë mendja se do të më duhej të kontrolloja edhe për ilaçe alergjie. Dua që edhe prindërit e tjerë ta dinë këtë sepse është e rrezikshme dhe unë nuk kisha asnjë ide. Jam e inatosur. Këta njerëz në thelb po përshkruajnë ilaçe pa një diplomë
mjekësore dhe fëmijët tanë po u besojnë atyre."
Për të tre
adoleshentët thuhet se nuk kanë ndonjë efekt shëndetësore afatgjatë dhe se po e marrin veten.
Shtuar më 12/09/2020,
ora 22:17