Tigrat e Wallis Simpson në shitje për 1.5 milion sterlina (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Janë Tiger Collection të Cartier dhe do të dalin në ankand në nëntor nga Christie’s për një shifër rreth një milion e gjysmë sterlina. Byzylyku dhe spila kanë një vlerë historike.

Ato janë blerë në fund të viteve 50-të nga Edoardo VIII për Wallis Simpson. Pavarësisht se Edoardo VIII kishte një pasuri marramendëse dhe për të gjithë jetën ‘mbuloi’ Wallis-in e dashur me stoli të çmuara, Simpson adhuronte në mënyrë të veçantë bizhutë me kafshë dhe i përdorte ato shpesh në raste të ndryshme.

Pas vdekjes së saj në 1986 koleksioni doli në ankand në Gjenevë dhe të dy tigrat u blenë nga kompozitori i famshëm Andrew Lloyd Webber për gruan e tij Sarah Brightman, për të festuar suksesin botëror të muzikalit Fantazma e Operës, e kompozuar nga Webber dhe e interpretuar nga këngëtarja e famshme. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori