Tifozi me tatuazh të Manchester Unitedit
Tifozi besnik i Manchester United-it, John Retter ka bërë tatuazh në shpinën e tij kreshtën e madhe të ekipit të tij të zemrës, shkruan tabloidi britanik "The Sun".

Tifozi 51-vjeçar ka paguar rreth 1 200 euro për tatuazhin me shenjën e “djajve të kuq”.

Për shkak të dashurisë ndaj klubit, Retter vuajti dhimbjet për 16 orë. Derisa po bënte tatuazhin, tifozi besnik po lexonte biografinë e Alex Fergusonit për të larguar sadopak dhimbjet.
“Kjo është një kreshtë e shkëlqyer me shumë histori. Jam krenar që e bart”, ka thënë Retter.
Shtuar më 30/01/2011, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori