T'i shpëtosh jetën aligatorit nga kurthi i pitonit vdekjeprurës (VIDEO)
Pëlqej
Gjuetarët e gjarpërinjve në Florida kanë ndihmuar një aligator që të shpëtojë nga kuthi i një pitoni vdekjeprurës.

Jack Hubbard, së bashku me mikun e tij Mike Kimmel arritën ta filmonin ngjarjen dhe i publikuan pamjet në Facebook. Në mes të natës, ata zbuluan një aligator të vogël që ishte mbërthyer nga një gjarpër 3 metra të gjatë.

Pasi tërhoqën gjarprin nga koka duke e larguar nga uji, ata u befasuan kur panë se aligatori ende po përpiqej për të mbijetuar. Ekspertët thanë se pitonët e këtij lloji gjenden shpesh në Everglades dhe janë rreth 2-3 metra dhe peshojnë deri në 45 kg.
Shtuar më 19/06/2018, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori