T’i shkruash a të mos i shkruash ish-it për ditëlindje?! Ç'thonë ekspertët!
Nëse po mendoni a është ide e mirë t’i dërgoni ish-it tuaj një mesazh “të pafajshëm” duke i uruar ditëlindjen, bëni mirë të mendoheni dy herë. ‘Cosmopolitan’ është kujdesur të përmbledhë mendimet e ekspertëve të takimeve dhe marrëdhënieve, ndaj më poshtë do përpiqemi t’i japim përgjigje pyetjes që i bëni vetes të paktën njëherë në vit, ta uroni apo jo ishin tuaj.

Nëse marrëdhënia përfundoi në kushte relativisht të mira, është mirë”, thotë Manya Wakefield, themelues e disa organizatave.

Nëse të dy jeni në miqësi miqësore dhe mbani kontakte të rregullta, mund dhe duhet t’i uroni ish-it tuaj ditëlindjen”, thotë traineri i marrëdhënies dhe takimeve Ashley Harris.

Nëse “Gëzuar ditëlindjen” në të vërtetë do të thotë “Gëzuar ditëlindjen” dhe nuk ka kuptime të fshehura në tekst, është e përshtatshme dhe e pranueshme të shkruash ish-in tënd”, thotë Tennesha Wood.

Por ka raste të tjera që ekspertët do të këshillonin ndryshe:

Nëse marrëdhënia ishte ajo që ju çoi poshtë, është më mirë të lini qentë që flenë. Përfundimi: Investoni kohën tuaj te njerëzit që ju ndërtojnë”, thotë Wakefield.

“Ju keni përfunduar atë që keni pasur dhe të dy keni lëvizur përpara”, thotë ekspertja e marrëdhënieve dhe takimeve Amy Olson. “Një tekst i lumtur për ditëlindjen dërgon idenë se ju nuk jeni shkëputur prej tyre dhe doni të riktheheni së bashku”.

E pra vajza para se ta dërgoni urimin e ditëlindjes, mendohuni dhe njëherë se cili është mesazhi që doni të përcillni realisht tek ish-i dashuri juaj.
Shtuar më 30/11/2020, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori