Thyen rekordet, njihuni me 5 vjeçarin më të gjatë në botë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pavarësisht faktit se ai është 5 vjeçari më i gjatë në botë, gëzon një shëndet të plotë dhe është pjesë e librit Guinnes. Çdo gjë ka lidhje me genet e tij, pasi edhe prindërit e tij janë shumë të gjatë.

Në fillim prindërit mendonin se djali i tyre mund të kishte ndonjë problem shëndetësor, por mjekët kanë konfimuar se ai është mjaft mirë e ndërsa zgjatet vazhdimisht. Karan Singh është vetëm 5 vjeç, por është i gjatë 1 metër e 70 centimetra. Në vitin 2008 u njoh si fëmija më i gjatë dhe më i rëndë. Sipas babait të tij, Sanjay, djali kishte lindur me gjatësi prej 63 cm.

35-vjeçari tha: "Kur ai ka lindur, ai ishte jashtëzakonisht i gjatë dhe i rëndë. Ne kemi menduar se ai mund të jete duke vuajtur nga ndonjë lloj sëmundje, por mjekët thanë se ai ishte i shëndetshëm".

Babai i tij Sanjay është i gjatë mbi 2 metra, ndërsa nëna e tij Shweatlana Singh, 2.2 metra. Në një moment ajo u kurorëzua si gruaja më e gjate në Indi dhe vazhdon të jetë e njohur si një nga gratë më të gjata në Azinë Jugore. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori