Thaçi takon Johanes Hajndëll: U pajtuam se e vetmja alternativë është BE
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaci pas takimit në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, me të dërguarin special të Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike në vend, Johanes Hajndëll, tha se lajmi i mirë për Maqedoninë është se BE po tregon interes.

“Lajm i mirë sepse BE po tregon interes për vendin”, deklaroi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas mbarimit takimit me të dërguarin special të Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike në vend, Johanes Hajndëll.

“U pajtuam se e vetmja alternativë është BE. Marrëveshja e Përzhinos ka dështuar. Kanë marr pjesë 4 parti, por përgjegjësinë e mbajnë 3 partitë në Qeveri”, tha më tej Thaçi

Ai tha se debllokimi i Kuvendit është iniciativë e mirë dhe nëse ka vullnet mund të zgjidhet çështja e krizës politike.

“Debllokimi i Kuvendit është iniciativë e mirë. Mendoj se nëse ka vullnet punët mund të rregullohen. Pika e parë e jona është Parlamenti të nisë me dy dhoma dhe aty shqiptarët të kenë veto për çdo vendim”, tha mes tjerash Thaçi.

“Marrëveshja e Përzhinos ka dështuar, kjo është definitive. Mua shumë më pengon kur thuhet marrëveshja politike mes katër partive ka dështuar, marrëveshja është e 4 partive politike, por përgjegjësinë për dështimin e marrin 3 partitë që janë pjesë e qeverisë. Unë mendoj se duhet marrëveshje e re, dhe duhet çështjet ti kemi më të qarta dhe afatet ti respektojnë të gjithë së bashku”, ka deklaruar pas takimit Thaçi.

I pyetur në lidhje me iniciativën e Ali Ahmetit për thirrje të Kuvendit, Thaçi shtoi se për këtë çështje është diskutuar 7-8 ditë më parë dhe nuk është korrekte nga ana e tij të bëj marketing me këtë çështje.

“Iniciativa e zotit Ahmet, është për të fituar aurën e një politikani të kujdesshëm, mendoj se nuk është korrekte kështu të veprohet. Aj t’ju tregoj vetëm një kërkesë që e ka PDSH ja në procesin negociues. Pika e parë është që parlamenti të funksionojë me dy dhoma dhe aty shqiptarët të fitojnë të drejtën e vetos në çdo vendim”, ka thënë Tahçi, duke shtuar se nëse Ali Ahmeti dëshiron të jetë serioz atëherë “le të del nga qeveria dhe atëherë të dëshmojë punë serioze dhe politikë serioze”.

Thaçi tha se do të vazhdojnë me bisedimet por se nuk mund të pranojnë përgjegjësi për disa çështja për të cilat nuk janë të sigurt se ashtu do të rrjedhin./Albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori