Testohet droni për pandeminë, mund të masë temperaturën e rrahjet e zemrës 60m larg (VIDEO)
Policia në Westport të Connecticut është duke testuar një “dron për pandeminë” që mund të monitorojë dhe zbulojë personat me probleme infektimi në rrugët e frymëmarrjes në zonat publike.
Raportohet se këta dronë mund të masin
temperaturën e njerëzve nga një lartësi rreth 60 metra dhe kanë aftësi të gjurmojnë teshtimash kollën,
rrahjet e
zemrës dhe frymëmarrjen duke përdorur sensorët dhe pamje kompjuterike.
Policia po
punon për këtë projekt me kompaninë kanadeze Draganfly, e cila deklaroi për herë të parë në muajin mars se po
punon me universitetin e Australisë jugore për krijimin e dronit pandemik.
Shtuar më 22/04/2020,
ora 19:17