Terroristi më budalla i historisë
Mund të duket si skenar i një filmi komedi, por kjo histori është e vërtetë. Mohammad Ashan, një komandant taliban në Afganistan, është paraqitur në një stacion policie me një urdhër arresti në duar, në të cilin gjendej fytyra e tij.

Ai ka kërkuar një shpërbilm prej 100 dollarësh, ashtu siç premtohej në fotografi, për personat që do të jepnin informacione për kapjen e tij.

Ashan është arrestuar menjëherë nga policia afgane, duke qenë se është i dyshuar për organizmin e së paku dy sulmeve mbi forcat afgane të sigurisë.

Forcat amerikane, kur shkuan për të konfirmuar nëse ishte vërtet Ashani, nuk mund ta besonin që kjo ngjarje të kishte ndodhur vërtet.

“E pyetëm: ‘A je ti ky?’. Mohammad Ashan u përgjigj me një entuziazëm të jashtëzakonshëm: ‘Po, po, unë jam! A mund ta marr shpërblimin tim tani?”, ka treguar për The Washington Post një përfaqësues i forcave amerikane, Matthew Baker.

Pas skanimeve biometrike dhe analizave të tjera, është arritur në përfundimin se ai është pikërisht Mohammad Ashan. Pas kësaj, zyrtarisht Ashan meriton titullin e terroristit më budalla në botë.

Shtuar më 19/04/2012, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori