I ati i Endri Çekiçit: Kemi marrë oferta nga Spanja dhe Turqia, momenti të ndryshojë skuadër

Ish-futbollisti i Shpresave Endri Çekiçi mund të ndryshojë skuadër duke filluar nga sezoni i ri.
endri cekici

I ati dhe menaxheri i futbollistit të Olimpia Lubjanës, Ylli Çekiçi u shpreh për emisionin “E Hëna Sportive” në “RTSH Sport”se ka marrë oferta nga klube spanjolle dhe turke, por nuk zbuloi emra konkretë. Ai shtoi se ka ardhur momenti që i biri të hedhë hapin tjetër të karrierës.

“Akoma nuk kemi vendosur, jemi në bisedime të mira. Shumë shpejt do të mësojmë. Jo, mund ta themi, kemi oferta konkrete nga Spanja, nga Turqia.

Po shikojmë dhe anën financiare. Realisht, besoj se do ta shikojmë vitin tjetër në një kampionat tjetër. Ka ardhur momenti që duhet të largohet”, u shpreh drejtori i akademisë së Pogradecit Ylli Çekiçi./supersport


Shtuar 27.07.2020 18:55