Tentoi të vidhte 2 kg rërë nga ishulli i Sardenjës, merr gjobën e majme turisti
Një turist francez është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1,000 € pasi u përpoq të merrte nga Sardenja me më shumë se 2 kilogramë rërë
lokale në bagazhet e tij, shkruan CNN Travel.
Rëra e bardhë idilike e ishullit italian është e mbrojtur dhe turistët përballen me gjoba dhe madje me burg nëse tëntojnë të bartin rërë nga plazhet
lokale.
Burri identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur, u kap në Aeroportin e ‘Cagliari Elmas’ në 1 shtator pasi iu gjet në zotërim një shishe që përmbante mbi 2 kilogramë rërë.
Në vitin 2017, u prezantua një ligj rajonal që e bënte të paligjshme marrjen e
rërës nga plazhet e
Sardenjës. Rregulloret u futën në fuqi sepse incidentet po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta dhe gjithnjë e më problematike.
Shtuar më 08/09/2020,
ora 19:27