Tentoi të ngacmojë punonjësen e marketit, argjentinasi pendohet keq (VIDEO)
Një klient kishte menduar se do të shpëtojë lehtë nëse e ngacmon seksualisht punonjësen e një marketi, e cila e goditi me shuplakë në momentin që ai iu afrua nga pas.

Videoja e publikuar më poshtë e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur 28-vjeçarja po i rregullonte artikujt nëpër rafte dhe befasisht nga pas i afrohet një burrë që tenton t’ia prek të pasmet.

Megjithatë ky veprim i burrit nga qyteti argjentinas Lomas del Mirador i kushtoi shtrenjtë, ajo pa u menduar dy herë e shtyu dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, duke ia bërë me dije se nuk mund të tallet me të.

Ndërkaq pasi është raportuare rasti në polici, është zbuluar edhe identiteti i klienti dhe thuhet se bëhet fjalë për piktorin 47-vjeq, Walter Omar Giordano, i cili ka përfunduar prapa grilave.

Shtuar më 04/10/2018, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori