Tentoi të kapte telefonin, 16-vjeçarja ngec në pusetë dhe bën xhiron e rrjetit
Ella-Anne Birchenough 16 vjeç, i ra aksidentalisht telefoni i saj në pusetë. Adoleshentja u përpoq ta kapte me dorë, por distanca ishte e largët dhe këtu i lindi ideja për ta marrë telefonin e saj iPhone me këmbë.

Pa u menduar gjatë, pa menduar më të keqen, e reja u përvesh dhe fuqi gjysmën e trupit në pusetë. Por sërish ishte e pamundur për të marrë telefonin…dhe më e forta e pamundur për të dalë edhe vetë.

16-vjeçarja">16-vjeçarja kuptoi që kishte ngecur në pusetë dhe menjëherë thirri për ndihmë. Banorët e zonës pranë u afruan dhe pas përpjekjeve të shumta kuptuan se nuk mund ta nxirrnin dot adoleshenten pa ndihmën e zjarrfikësve, që mbërritën menjëherë dhe liruan të renë.

Vetë viktima e aventurës aspak të këndshme thotë se është përpjekur ta marrë me humor ndodhinë e saj, pavarësisht se ka ka lexuar komente ofenduese mbi peshën.

“Më vjen të qesh me gjithë këtë që ndodhi. Kam parë gjithmonë anën për të qeshur të ndodhisë. Ka patur disa komente të papëlqyeshme për peshën time dhe megjithëse nuk më vjen mirë, po përpiqem të mos i marr seriozisht ato”, rrëfen 16-vjeçarja">16-vjeçarja. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2019, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori