Teksa të gjithë po festonin dasmën, dikush bën kërdinë (VIDEO)
Dasma e tyre duhet të ketë qenë një nga ditët më të lumtura të jetës së tyre.

Por ajo përfundoi me grabitje, lot dhe një raport policor.
"Ne shkuam deri në dhomën tonë të hotelit, si çifti i sapo martuar me nusen në lot dhe ne në katin e poshtëm duke u përpjekur të kuptojmë se çfarë ka ndodhur", tha Rusty Waddell për stacionin CBS WTKR-TV.

Rusty dhe Auttumn Waddell lidhën dashurinë e tyre në kurorë më 6 maj, në Hilton Garden Inn në Virginia Beach. Gjithkush po shijonte pritjen kur nëna e Auttumn-it vuri re një person që nuk e njihte rreth tryezës së dhuratave.

Gruaja misterioze ishte veshur normalisht. Por kjo ishte një martesë joformale, kështu që ajo përshtatej. Nëna e nuses publikoji një foto të gruas, dhe e ndau me të ftuar të tjerë, për të parë nëse dikush e njihte atë.

Policia po heton për ngjarjen. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2018, ora 22:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori