Të reja rrënqethëse nga "çifti kanibal", zbulohet si e konsumonin mishin e njeriut (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dmitry Baksheev, 35 vjeç, me nofkën "Devil" dhe gruaja e tij, Natalia Baksheeva, 42 vjeç, u arrestuan nga policia ruse pasi u akuzuan se vranë dhe hëngrën 30 persona të cilët i kishin kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale, përcjell albeu.com.

Por tani të tjera fakte rrënqethëse janë publikuar nga policia ruse, mësohet se çifti i sëmurë mbajti eshtrat e qenve dhe macëve në frigoriferin bashkë me mbetjet e ngrira të njerëzve të vrarë.

Po ashtu ata gjetën një pjatë me sallatë dhe dy këmbë njeriu në të, po ashtu ata në frigorifer kishin të gatuar dhe mish qeni.

Ky fakt rrënqethës u zbulua nëpërmjet raportit mjeko-ligjor dhe ekspetizës që iu bë mishit të gjendur në frigorifer.

"Ekspertët kanë vërtetuar se ka pasur mish njerëzish, qensh dhe mace në çanta plastike", njoftoi agjencia e lajmeve Mash, shkruan albeu.com.

Tani ekspertët janë duke pritur për rezultatet e testit të ADN-së në mënyrë që të kuptojnë se sa mbetje njerëzish ishin në frigorifer, deri tani janë gjetur trupa të futur nëpër canta plastike dhe kavanozë brenda në frigorifer. /albeu.com/


Shtuar më 12/10/2017, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori