Të qeshim apo të qajmë, nusja prish fustanin 12 mijë dollarësh për këtë arsye
Gjetja e një fustani perfekt për dasmë është konsumim i energjisë dhe kohës.

Pasi të gjendet, ky fustan duhet të trajtohet me kujdes të veçantë për tu siguruar që asgjë nuk do t’i ndodh deri në ditën e dasmës.

Fatkeqësisht, tmerri mund të hyj në çdo kohë, pasi një nuse filloi një diet për t’i hequr toksinat që eventualisht ia shkatërroi fustanin e12 mijë dollarëve.

Darsma kishte filluar dhe çdo gjë po shkonte mirë, deri kur erdhi koha e prerjes së tortës, deri kur planifikuesja e dasmes e pa që diçka nuk është në rregull.

Dhe doli që nusja kishte pasur problem me gazra dhe e humbi kontrollin, dhe situata shkoi nga e keqja në tmerr. Ajo kishte marr ilaç për të parandaluar fryerjen në barkë, por kjo i ka shkaktuar më shumë përzierje duke çuar deri tek e papritura – diarrea.

Për shkak se fustani ishte shumë i komplikuar dhe kërkonte kohë për ta hequr, ajo nuk kishte mundur të duronte dhe kështu fustani i nusërisë u shkatërrua.

Por me sa duket nusja ishte e guximshme, ju tha që darsma të vazhdonte. Diarrea kishte mbetur në manikyrinë e saj. Ajo arriti të shkonte deri te burri i saj i cili nuk kishte idenë se çfarë kishte ndodhur, por pasi e zbuloi menjëherë u mundua që ta mbulonte.

Darsma u përmbyll me të gjitha ceremonitë, por kjo nuse nuk do ta harroj asnjëherë tmerrin që ka përjetuar.
Shtuar më 09/08/2019, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori