Krimi i rëndë në Tiranë, sot u jepet lamtumira Alban dhe Nora Muskurtit

Sot u jepet lamtumira e fundit Alban dhe Nora Muskurtit, çifi u vra dje nga vëllai i këtij të fundit në agjencinë e tyre turistike në rrugën “Myslym Shyri”.

Çifti do të pvrcillet në banesën e fundit në orën 16:00.

Kujtojmë se dje Arsen Muskurti vrau dje vëllanë dhe kunatën e tij. Autori më pas u arrestua nga policisë në lagjen “5 Maji”.

Burimet kanë bërë me dije se Arseni ishte konfliktuar me të vëllain dhe bashkëshorten e tij më parë. E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar.

Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook ai akuzonte kunatën e tij se fshihej pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore./albeu.com