Alan Shearer: Liverpool ishte i pashpresë në mbrojtje

Të shumtë kanë qenë legjendat e futbollit anglez, që kanë kritikuar paraqitjen e mbrëmshme të Liverpool, të cilët u “shpërfytyruan”, me rezultatin e thellë 2 me 5 nga Real Madrid, në “Anfiel Road”.

Në mesin e këtyre legjendave, nuk kishte si të mungonte dhe komenti i një prej sulmuesve më të mirë në historinë e “ishullorëve”, Alan Shearer, i cili në fjalën e tij ja la tërësisht fajin mbrojtjes së “të kuqve”, në përballjen e mbrëmshme.

“Liverpool ishte i pashpresë në mbrojtje. Dhe kur luan në nivelin më të lartë dhe bën gabime, ndëshkohesh.

Kur një goditje dwnimi merret në afërsi të zonës, ju duhet të mbroni siç duhet. Kur Militao vrapon dhe nuk ka njeri rreth tij katër metra larg, nuk mund të fajësosh mesfushën”,- u shpreh legjenda e sulmit anglez.


Shtuar 22.02.2023 17:50