Gjiko dhe Elita në karantinim, por i ka gjetur belaja me Zërin (VIDEO)

Gjiko dhe Elita po kalojnë momentet e tyre më të bukura në familje, duke parë Zërin të rritet dita ditës.

Çifti janë vetëizoluar në shtëpinë e tyre në Kosovë dhe shpeshherë postojnë foto e video nga aktivitetet e tyre në shtëpi gjatë ditës.

Sot Elita ka postuar një video shumë të lezetshme ku të tre shfaqen të përqafuar. Mirëpo vogëlushi nuk e lë Gjikon ta prekë Elitën.

Sa herë që Gjiko vendos dorën në flokët e Elitës, Zëri e largon duke shkaktuar të qeshura tek çifti.


Shtuar 29.03.2020 20:57