Të mbetur akoma pas në kohë, çfarë riti i veçantë ndodh në këtë fis
Fisi Bodi që jeton në Luginën Omo, në Etiopi, tërheq vëmendjen e botës me traditat shumë të çuditshme që ka.

Djemtë e rinj që zgjidhen nga çdo fshat ushqehen për gjashtë muaj me gjak lope dhe qumësht, në përgatitje për garën që organizohet për festimet e Vitit të Ri.

Falë kësaj mënyre ushqimi, pesha e të rinjve pothuajse dyfishohet në 6 muaj.

Kur vjen dita për ceremoninë e quajtur Ka’el, të rinjtë rikthehen në fshat dhe ai që është shëndoshur më shumë nderohet.

Kjo traditë e çuditshme është dokumentuar nga fotografi francez, Eric Lafforgue, i cili ka hyrë në mesin e fisit dhe i ka fotografuar. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2020, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori