Të kesh një qen është mirë për zemrën dhe të zgjatet jeta
Shkenca dhe shëndeti shpesh shkojnë paralelisht dhe u japin përgjigje pyetjeve të zakonshme. Më e habitshme është ajo që ka të bëjë me posedimin e një kafshe shtëpiake. Në përgjithësi, fjala është për mikun tonë më besnik: qenin. Gjithmonë, dhe vitet e fundit edhe më shumë, është folur për efektet pozitive për pronarin.

Posedimi i një qeni mund të zgjasë jetën, si dhe të jetë në gjendje të japë efekte të dobishme për zemrën. A është e mundur që ky korrelacion vërtet mund të japë rezultate kaq të rëndësishme? Studimi i kryer nga doktor Andrea Maugeri, studiues në qendrën e kërkimit klinik nga spitali universitar Sant’Anna në Brno (Republika Çeke) duket se e afirmon këtë parim dhe jep përgjigje konkrete.

Qentë jo vetëm që stimulojnë aktivitetet fizike, por gjithashtu ndihmojnë mendjen dhe kanë efekte terapeutike. Para së gjithash, sipas studimit, qentë do të ndihmonin në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit, pasi ato stimulojnë aktivitetin fizik dhe lëvizjen tek pronari.

Sidomos jashtë. Kushdo që posedon një qen, veçanërisht në shtëpi, duhet të zbresë për shëtitje të paktën një herë në ditë. Përveç bërjes së nevojave. Në përgjithësi, kushdo që zotëron një qen ka një prirje më të madhe ndaj aktivitetit fizik.

Kjo do të thotë rreziqe më të ulëta të shëndetit kardiovaskular dhe të zemrës. Për më tepër, posedimi i një qeni ndihmon shëndetin mendor të të zotit. Vdekshmëria gjithashtu do të ishte shumë më e ulët sesa te pacientët që nuk posedojnë qen.

Një studim i dytë, nga Suedia – Universiteti i Uppsala, madje konfirmon efektin terapeutik të qenve në shëndetin mendor të pronarëve, por edhe në përmirësimin e kushteve kardiovaskulare. Me pak fjalë, të kesh një qen ndihmon edhe veprimtarinë fizike të pronarit të saj.
Shtuar më 25/12/2019, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori