Të jetosh nëntokë, njihuni me këtë fshat të pazakontë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në luginat e thata të rajonit Djebel Dahar të jugut të Tunizisë, njerëzit kanë jetuar për shekuj me rradhë në shtëpi nëntokësore, shtresa e jashtme e së cilës siguron mbrojtje kundër nxehtësisë së verës dhe erërave të dimrit.

Por në dekadat e fundit, shumë pak njerëz jetojnë në shtëpitë nëntokësore, përcjell albeu.com

"Babai im vdiq, nëna ime vdiq, vajzat u martuan dhe unë u largova", tha Latifa Ben Yahia, 38 vjeçe, e cila jeton në një shtëpi me pesë dhoma në fshatin Tiijma.

"Ata të gjithë shkuan për të përmirësuar jetën e tyre", shtoi ajo.

"Po të largohem, atëherë shtëpia do të zhduket".

Shtëpitë janë të pazakonta, megjithëse ndërtime të ngjashme gjenden në Libi.

Shumë familje u larguan nga shtëpitë e nëndheshme kur qytetet dhe fshatrat e reja u ndërtuan në vitet 1960 dhe 1970 si pjesë e një modernizimi të ish presidentit Habib Bourguiba. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2018, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori