Ndryshon e ardhmja për Cristiano Ronaldon

Nëse ditët e fundit dukej se aventura e Cristiano Ronaldos te Manchester United po mbyllej, me trajnerin e ri Erik ten Hag gati të bënte pa portugezin, tashmë gjërat duken më ndryshe.

Trajneri dhe konsulenti i përkohshëm Ralf Rangnick në fakt ka shpjeguar se CR7 do të qëndrojë te Manchester United edhe në sezonin e ardhshëm duke respektuar kështu kontratën e tij e cila vlenë deri në vitin 2023.

Tanio do të duhet të kuptohet se si trajneri holandez që do të vijë në verë do të dëshirojë të menaxhojë situatën duke pasur parasysh synimin për t’u fokusuar te lojtarët më të rinj që janë funksionalë për filozovinë e tij të lojës./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.05.2022 15:02