Policia e e Floridas në SHBA ka arrestuar një kriminel, por e gjithë bota po flet për
qafën e tij.
Bëhet fjalë për Charles Dion McDowell, 31 vjeç, i cili u arrestua më 11 nëntor të
këtij viti, me dyshimin për shitjen dhe zotërimin ilegal të narkotikëve.
Por, ajo çfarë McDowell tërhoqi vëmendjen e publikut nuk është rekordi i tij penal, por fotografia e tij që është marrë për nevojat e Arkivave të Policisë Florida.
McDowell ka një qafë tepër të gjerë, kështu që fotografitë e tij shpejt u bënë virale.
Fillimisht u dyshua për një fotomontazh, por pasi u gjetën disa
foto të tjera të 31-vjeçarit rezultoi se McDowell me të vërtetë ka një qafë të gjerë dhe të fortë.
Shtuar më 19/11/2018,
ora 15:45