Të gjithë e bëjmë këtë gabim në tualet duke u rrezikuar nga bakteret

Shumë prej nesh frikësohen nga tualtet e vendeve publike ose private pasi rrezikohen nga infeksione të ndryshme.

E megjithatë nëse i zbatojmë disa rregulla nuk kemi pse të kemi frikë,shkruan albeu.com.

E para që shumë nga ne nuk e zbatojmë, në momentin që lëshojmë ujin kapaku i tualtetit duhet të jetë i mbyllur pasi nëpërmjet ujit të lëshuar bakteret mund të dalin jashtë tualetit duke na rrezikuar.

Ndërsa edhe përdorimi i letrës duke e vendosur në tualet para se të ulemi sërisht është i rrezikshëm pasi në momentin që afrojmë dorën dhe shpesh herë pa dashje e prekim, bakteret janë më të afta për të sulmuar.

Por mos u mërzisni shumë pasi specialisti amerikan i shëndetit William Schaffner në një intervistë për Huffington Post është shprehur se tualeti nuk është një vend ku bëhet kalmi i baktereve te njeriu. "Nuk merrni asnjë sëmundje nga aty" ka thënë ai./albeu.com/
Shtuar më 02/09/2018, ora 07:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori