Të brendshmet e Hitlerit, në ankand për 7 mijë dollarë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një palë të brendshme të Adolf Hitlerit janë nxjerrë në një ankand në SHBA dhe janë shitur për 7 mijë dollarë.

brendshmet që ishin ruajtur në mënyrë të shkëlqyer janë ekspozuar nga Alexander Historical Auctions të Chesapeake City, në Maryland dhe janë blerë nga një person që ka kërkuar të jetë anonim.

Epoka e Fuhrerit duket se po përjeton një rini të dytë; janë të shumtë personat e interesuar për veshjet, manifestet dhe objektet e tjera personale të diktatorit nazist, por ishte hera e parë që në ankand nxirreshin një palë të brendshme të tij, përcjell GSh.

brendshmet ku janë qëndisur inicialet e diktatorit A.H., mendohet se janë lënë nga Adolf Hitler në Parkotel të Gratz në Austri, ku ai kishte qëndruar në prill të 1938. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori