“Jemi gati për dasëm po nusja s’vjen”, Berisha komenton deklaratën e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha në një tryezë me ekspertë për të diskutuar për sfidat e Shqipërisë drejt BE-së ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Rama në samitin e Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër.

Rama e cilësoi BE si një nusje dhe Shqipërinë si dhëndër që ishte gati tanimë për tu martuar.

Ish-kryeministri i cilësoi këto deklarata si brutalitet.

“Rrugëtimi nuk ka qënë i lehtë për shqiptarët. Pasojat e diktaturës kishin shtamposur mentalitetin e qenien e tyre. Në këtë rrugë u arrit jo pa vështirësi anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Ky proces është një proces me fuqi të madhe shtytëse por cfarë qëndrimi mbajtëm ne shqiptarët ndaj këtij procesi, ne mbajtëm një qëndrim shumë të mefshtë. Duhet të jemi të hapur, ti themi gjërat.

Banalitet të gjitha këto për konsum, se jemi gati për martesë por nusja s’po na vjen. A jemi ne sot në atë nivel që duhet të jemi për ndërgjegjësim, sepse kjo që po ndodh këto ditë është në një formë absolutisht përsëritje e asaj që ndodhi në vitet 44 e 45,” tha ndër të tjera Berisha./albeu.com