"Taktikat" e qenit për të komunikuar me njeriun
Studiuesit besojnë se strukturat fytyrës së qenve kanë evoluar gjatë mijëra vjetëve për t’i ndihmuar ata të komunikojnë më mirë me njerëzit.

Shkencëtarët në Universitetin Portsmouth kryen një studim që krahason anatomi dhe sjelljen e qenve dhe ujqërve. Rezultatet e tyre sugjerojnë se struktura e fytyrës së qenve ka ndryshuar gjatë mijëra vjetëve në veçanti për t’u mundësuar atyre të komunikojnë me njerëzit.

“Qentë kanë një muskul të vogël, që u lejon atyre të rritin intensivisht vetullat e tyre, gjë që ujqërit nuk e bëjnë dot. Autorët sugjerojnë që lëvizja e brendshme e vetullës nxit një reagim edukues tek njerëzit, sepse i bën sytë e qenve të duken më të mëdhenj, dhe krijohet një pamje si e njerëzve kur janë të trishtuar”.

Qentë janë zgjedhur të bëjnë diçka të tillë për të ngjallur tek njerëzit instiktin e kujdesit ndaj tyre. Është një formë komunikimi me ne për të tërhequr vëmendjen dhe për të kërkuar diçka.
Shtuar më 08/07/2019, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori