Bayern Munich prezanton “mini Lewandowski-n”

Bayerni vazhdon të jetë një “stuhi” e vërtetë në këtë merkato dhe pas nënshkrimeve me Sadio Mane dhe Liverpooli, Mathijs de Ligt nga Juventusi, Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazraoui nga Ajax, drejtori sportive Hasan Salihamidzic ka njoftuar pasardhësin e Rober Lewandowskin, pas largimit të këtij të fundit te Barcelona.

Ky është Mathys Tel, një perlë 17-vjeçare nga Stade Rennes, që është më tepër një bast për të ardhmen dhe jo të tashmen.

Siç zbulohet nga mediat gjermane, Bayerni ka rënë dakord me skuadrën franceze për 20 milion euro pagesë fikse. Shumë para për një futbollist ka të ri dhe me kaq pak përvojë.

Sulmuesi i pëlqen shumë edhe trajnerit Julian Nagelsmann, i cili nuk ngurroi të parashikonte se “një ditë do të shënojë 40 gola në sezon”./albeu.com